Italia e mallkimi i dëmtimeve, Sylvinho fërkon duart: Spalletti thërret zyrtarisht juventinin Gatti

Pas dëmtimit të interistit Acerbi e pëson edhe atalantini Scalvini: Kombëtarja italiane e drejtuar nga Luciano Spalletti po rezulton të jetë krejtësisht e pafat në këto ditë të përgatitjes për Euro 2024. Mbrojtësi i Atalantës, viktimë e këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë, nuk do të mund të fluturojë për në Gjermani. E kështu trajneri ka humbur një tjetër element në repartin e mbrojtjes, në vigjilje të debutimit kundër Shqipërisë, në ndeshjen e parë të Grupit B të Euro 2024. Lojtari i Juventus, Federico Gatti, do të jetë ai që do të forcojë repartin e tërhequr, pasi ishte sinjalizuar që pas asaj që i ndodhi mbrojtësit të Inter ditët e fundit. Gatti kishte mbetur i vetëm në stërvitje në Torino: në këto orë do të mbërrijë në Coverciano në shoqërinë e sulmuesit Scamacca.

 

Në këtë pikë ka shumë gjasa që ish-futbollisti i Frosinone të jetë pjesë e 26 lojtarëve që do të luajnë në Europianin e Gjermanisë. Gatti do të jetë pjesë e grupit të qendërmbrojtësve që mund të përdoren edhe në një mbrojtje të mundshme me tre lojtarë. Mes tyre Bastoni, Buongiorno, Darmian, Mancini, Calafiori, Di Lorenzo dhe Dimarco. Ndërkohë, të kaltrit po vazhdojnë përgatitjet në Coverciano. Në Bolonja, Italia do të përballet me Turqinë e teknikut Vincenzo Montella në një ndeshje miqësore (21:00). Më pas të dielën e 9 qershorit do të jetë radha e Bosnjës (20:45 në Empoli) në provën e fundit para fillimit të eventit në Gjermani.

PESË FANTASTIKËT
Së bashku me Gatti dhe Scamacca, sot në Coverciano do të vizitojnë kombëtaren edhe e ashtuquajtura pesëshja fantastike: Antognoni, Baggio, Del Piero, Rivera dhe Totti. Të ftuar nga FIGC, ish-të kaltrit do të kalojë gjithë ditën me ekipin dhe stafin. Më pas, pasdite, do të veshin fanella speciale dhe do të jenë në fushë me grupin gjatë seancës stërvitore.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top