Itali/ Dështon referendumin për përgjysmimin e afatit për marrjen e shtetësisë

Në Itali nuk do të ketë përgjysmim në 5 vite të afatit të marrjes së shtetësisë për të huajt. Rezultati i referendumit dy-ditor që synonte të miratonte këtë nismë nuk ka vlerë, pasi pjesëmarrja nuk e arriti 50%-in, çka do e bënte atë të vlefshëm.

Kutitë e votimit u mbyllën përfundimisht në orën 15:00.

Nismëtarë ishin sindikatat dhe partitë e majta të opozitës, të cilët kërkuan përafrimin e ligjeve për marrjen e shtetësisë për punonjësit e huaj me vendet e tjera të Bashkimit Europian, ku ky dokument u jepet të huajve që aplikojnë për 5 vite.

Italia kërkon dyfishin e kohës, periudha më e gjatë mes vendeve të unionit.

Nisma nuk u mbështet nga qeveria. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u paraqit simbolikisht në qendrat e votimit të dielën, në ditën e parë të referendumit, por nuk votoi.

Ndërsa aleati i saj, Mateo Salvini, tha se shtetësia italiane është diçka që duhet mund për ta fituar, ndaj u bëri thirrje italianëve të mos marrin pjesë.

Organizatorët kritikuan edhe median publike Rai, që me udhëzimet e Melonit, nuk nxiti italianët të dalin në votime.

Reforma prek 2.5 milionë të huaj që jetojnë në Itali.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top