Ismajli në dyshim, 4 në tribunë e Broja nga fillimi: Sylvinho e formacioni i mundshëm

Para një ndeshje, formacioni me të cilin tekniku do të luajë në fushë është ai që merr më tepër vëmendjen, me tifozët dhe specialistët që mundohen të gjejnë emrat e duhur. Aq më tepër pastaj, kur ndeshja është me Serbinë dhe është shumë e rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026. Sylvinho megjithatë duhet të zgjedhë dhe me sa kuptohet, para minutave ka zgjedhur kualitetin.

Nuk duhet të ketë dyshime për portën me Thomas Strakoshën që vazhdon të jetë titullari mes shtyllave. Dilema e vetme sa i takon aspektit difensiv është në qendërtë mbrojtjes ku Ismajli ka dy konkurrentë të fortë për rolin: Kumbulla i rikthyer te Roma pas një sezoni pozitiv te Espanyol dhe Ajeti gjithnjë garanci kur futet në fushë. Pjesa tjetër e repartit është e zgjidhur me Mitajn, që rimerr krahun e majtë, kapitenin Gjimshiti në qendër dhe Balliun në të djathtë. Edhe pse anësori i Rayos ndjen konkurrencën e Hysaj.

DILEMA EDHE PËRPARA
Për të bërë një lidhje më organike me sulmin, Sylvinho është duke parë Nedim Bajramin si një alternativë serioze për të nisur nga minuta e parë në rolin e mesfushorit ofensiv, në vend të Qazim Laçit. Ndërkohë, Asllani nuk është fare në dyshim, ndërsa Ramadani është në avantazh krahasuar me Shehun.

Me zgjedhjen për ta luajtur Bajramin në rolin e tij natyral, mund të vijë edhe kthimi si titullar i Arbër Hoxhës, që do të lunate në të majtë. Asani dhe e majta e tij do të kenë një tjetër shans për tu evidentuar kundër Serbisë. Sylvinho po e mendon nga minuta e parë me Brojën në qendër të sulmit. Zgjedhja e fundit duhet bërë, sepse me Manaj e Dakun që në qendër të sulmit ndihen, ndoshta talenti shkodran i Chelsea mund të luajë edhe në të djathtë, ku do të ketë hapësirën e dëshëruar për shpërthimet e tij.

KATËR NË TRIBUNË
Vetëm 23 lojtarë mund të përdoren sipas rregullave të UEFA-s dhe lista aktuale e përzgjedhur nga Sylvinho duhet të shkurtohet me katër emra. Sipas asaj që filtron Pajaziti, Mario Dajsinani, Medon Berisha e Adrian Bajrami do ta shohin ndeshjen nga tribuna. Pajaziti mori minuta në dy ndeshjet e para kualifikuese por tani duhet të presë për mundësinë tjetër. Berisha e ka humbur vendin si titullar te Lecce dhe ndoshta e priste këtë vendim të teknikut Sylvinho. Dajsinani, portieri i Egnatias, më parë ka debutuar në miqësore te kuqezinjtë por kishte përpara tre portierë, ndërsa Adrian Bajrami ndërkohë nuk ka fituar minuta me trajnerin brazilian deri tani, edhe pse ftesa nuk ka munguar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top