Ishte në makinë me burrin e fëmijët, kjo është 33-vjeçarja që u vra në Prishtinë

Kjo është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, e cila u vra mbrëmjen e kaluar në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi’.

Familja Murseli, burri, gruaja dhe dy fëmijët, dyshohet se kanë qenë në makinë kur i ka zënë pritë me makinë. Njëri prej personave ka qenë i armatosur. Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit Golf 5, por që Policia është në kërkim edhe të një veture BMW me targa të huaja.

Grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë dhe më pas kanë qëlluar me armë duke lënë të vdekur Liridona Murselin.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top