Hetimet e SPAK/ Ahmetaj reagon nga arratia: Akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga arratia, në lidhje me hetimet e SPAK.

Pas çdo lajmi që lidhet me të dhe SPAK, Ahmetaj, zgjedh rrjetin social që të përçojë zërin e tij. Në postimin e fundit, ai ngre disa pyetje. Së pari, ai ngre pyetjen se si është e mundur që akuzat ndaj tij, dalin në media para se të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani.

Ku konsiston shpërdorimi i detyrës në rastin e dosjes “Buka” apo çfarë dëmi i ka shkaktuar shtetit, pyet Ahmetaj.

Nëpërmjet këtij postimi Ahmetaj shkruan sipas tij disa sqarime. Së pari thotë ai Ministria e Ekonomisë nuk bënte privatizime, gjithashtu tregon se shitja e aksioneve shtetërore është bërë me ankand të hapur.
POSTIIMI I PLOTE:
Në vazhdën e reagimeve të mia, si një përpjekje për të kuptuar të vërtetën dhe bërë transparencë me fakte, disa pyetje dhe sqarime të tjera vijnë natyrshëm për median, publikun dhe patjetër e mbi të gjithë, për SPAK:
1. Si ka mundësi që akuzat ndaj meje rrjedhin në media e portale të ndryshme përpara se të ndiqet rruga ligjore ose të paktën të ndiqet e njëjta rrugë që SPAK ka ndjekur për dosjet e tjera deri më tani? Njoftimi i avokatëve mbi akuzat. Si edhe në rastin e dosjes së Inceneratorëve (vetëm për personin Arben Ahmetaj) dosjet dalin në media para se të ketë njoftime zyrtare. Mos vallë është vazhdë e strategjisë së “Deles së zezë” nga spin doctor/s? A mos është kjo një strategji për një gjyq popullor në media përparase i prezumuari i pafajshëm të shkojë “i fajshëm” në gjykatë? Ky ka qenë stil i Vyshinsky-t, por 90 vjet më parë e në diktaturë.
2. Si ka mundësi që ekskluzivitetin e lajmeve të SPAK në lidhje me dosjet Ahmetaj e marrin mediat e financuara nga inceneratorët përpara se ato të ndjekin rrugën ligjore? Në cilin vend të botës, detajet e dosjes hetimore, e jo më pastaj dosjet e plota si në rastin tim dalin, në media?
3. Ku konsiston shpërdorimi i detyrës në rastin e dosjes “Buka”? Cilin ligj e nen kam shkelur?
4. Cili është dëmi që i kam shkaktuar shtetit në “shpërdorimin e detyrës” nga ana ime? Sa është dëmi që i kam shkaktuar shtetit?

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top