Ish-zëvendëskancelari: Integrimi i emigrantëve në Gjermani po dështon

Ish-lideri i Partisë Social-demokrate të Gjermanisë (SPD), njëkohësisht ish-zëvendëskancelari gjerman, Sigmar Gabriel ka thënë se vendi po dështon të integrojë emigrantët.

”Njerëzit nuk janë të verbër dhe mund të shohin se, nga njëra anë, Evropa nuk i mbron efektivisht kufijtë e saj të jashtëm dhe, nga ana tjetër, se ne po dështojmë në shumë fusha kur bëhet fjalë për integrimin e emigrantëve që kanë mbërritur këtu”, tha ai.

”Rezultatet e studimit të PISA-s të publikuar së fundmi për arsimin janë një nga shumë provat e kësaj”, theksoi ai.

Në studimin e PISA-s, të publikuar në fillim të dhjetorit, 15-16-vjeçarët në Gjermani arritën vlerat më të ulëta të performancës në lexim, matematikë dhe shkencë të matur ndonjëherë në Gjermani.

Gabriel bëri thirrje për një kurs të ri në politikën e migracionit në Gjermani përpara zgjedhjeve evropiane të vitit të ardhshëm.

”Sa më pak partitë demokratike të flasin për këtë çështje të vështirë pa bujë elektorale, aq më e lehtë do të jetë për AfD-në (Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë)”, theksoi ai.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top