Eliminimi i Gabonit nga Kupa e Afrikës pas një përmbysjeje spektakolare të Bregut të Fildishtë (2-3) ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sipas mediave lokale, qeveria ka marrë vendimin për të larguar pas humbjes stafin teknik dhe dy lojtarët më të njohur të përfaqësueses, Pierre-Emerick Aubameyang, lojtari më i mirë gabonez i të gjitha kohërave, dhe Bruno Ecuele Manga.
“Qeveria ka vendosur shpërbërjen e stafit teknik dhe pezullimin nga ekipi kombëtar deri në një njoftim të mëvonshëm për lojtarët Bruno Ecuele Manga dhe Pierre-Emerick Aubameyang”, thuhej në një njoftim.
Para këtij vendimi, qeveria kishte diskutuar situatën e ekipit kombëtar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
“Një pjesë e identitetit kombëtar po dobësohet,” tha Presidenti i vendit, Brice Clotaire Oligui Nguema.
“Ekipi kombëtar pasqyron dy probleme të mëdha që reflektojnë, në të vërtetë, mangësi të strukturës: mungesën e metodologjisë në punë dhe shpërdorimin e fondeve”, shtoi Kreu i Shtetit të Gabonit.
Përveç këtij eliminimi nga Kupa e Afrikës, Gaboni ka përjetuar një dështim tjetër, pasi nuk arriti të kualifikohet për Kupën e Botës pas eliminimit në fazën e play-off-eve afrikane. Sfida tjetër për gabonezët është Kupa e Afrikës 2027, ndaj ata kanë vendosur të fillojnë një rindërtim të plotë të ekipit.