Ish-trajneri i La Masia, Oscar Lopez, e ka këshilluar talentin e madh spanjoll të Barcelonës, Lamine Yamal, se çfarë duhet të bëjë për t’u bërë si legjenda argjentinase Lionel Messi.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Yamal ka befasuar botën në vitin e fundit duke shkëlqyer me Barcelonën dhe duke fituar Euro 2024 me Spanjën.
Megjithatë, ish-trajneri Lopez e ka këshilluar 17-vjeçarub se çfarë duhet të bëjë të duket sikurse Messi.
“Një nga pikat e forta të Messit, një nga forcat e shumta që kishte, ishte se ai dinte të drejtonte ekipin”, ka thënë ish-trajneri i La Masia, Oscar Lopez për Sky Sports.
“Ai dinte se si ta bënte skuadrën të luante, nga një pozicion mesfushori, ose nga ai pozicion në krahun e djathtë, duke prerë brenda”.
“Ai e dinte kur ishte e nevojshme që ai të drejtonte ekipin, kur ta përshpejtonte lojën dhe kur të kishte për të thënë: ‘Hej, skuadra nuk po luan mirë sot, por unë jam këtu, kështu që do të vendos për këtë lojë, do ta thyej atë’”.
“Kjo është ajo që mendoj se Lamines i duhet ende pak. Por, me kalimin e kohës ai do ta arrijë”, përfundoi 44-vjeçari.
Epo, do të ishte e çuditshme të prisje që dikush të jetë udhëheqës i ekipit në moshën 17-vjeçare – vetë Leo Messi ishte larg kësaj në atë kohë.
Megjithatë, ka pasur shumë ndeshje në të cilat Lamine Yamal ishte lojtari i spikatur i Barçës ose Spanjës, që është një shenjë e mirë.
Adoleshenti padyshim ka gjithçka që duhet për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/