Ish-shoku i skuadrës Rubio e festat e Ronaldinho: “Momenti më i keq për të qenë i fejuar”

Kur lexon ose dëgjon emrin Ronaldinho, të vjen menjëherë në mendje kujtimi i një spektakli futbolli, magjie dhe akrobacie, talenti dhe gëzimi. Megjithatë, ka nga ata që thërrasin menjëherë samba, festa dhe marrëzi, duke qenë se ish-futbollisti brazilian ka qenë gjithmonë një adhurues i natës. Ky është rasti i kilianit Patricio Rubio, shoku i Dinhos gjatë përvojës së tij te Querétaro në 2015, në Meksikë.

Sulmuesi 33-vjeçar, aktualisht te Ñublense, klubi i kampionatit elitar në Kili foli në podcastin ‘Pelotazo Al Vacío’. Rubio kujtoi me nostalgji festat e organizuara nga Ronaldinho. “Ishte çmenduri, shtëpia e tij, nuk e dini se çfarë ishte. Mbërrije në shtëpi dhe miqtë luanin kudo, kamerierët që të shërbenin pije… E pabesueshme”, zbuloi Rubio.

 

Kiliani sqaroi sesi fituesi i Topit të Artë të vitit 2005 kujdesej shumë për mbrëmjet e tij: “Gjithmonë si i ftuar, gjithçka falas, tapetet e kuq, rojet, siguria kudo, gratë… Por unë sillesha në mënyrën më të mirë. Ishte koha më e keqe për të qenë i fejuar”. “Është një jetë ndryshe. Ata e jetojnë ndryshe, e shijojnë ndryshe. Dhe pastaj po flasim për Ronaldinho… Çfarë mund t’i thuash?”, përfundoi ai.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top