Ish-Sekretarja e Shtetit: Palestinezët disa herë humbën mundësinë për shtet, Izraeli ua ofroi më 2008

Condoleezza Rice, ish-sekretare e Shtetit dhe ish-këshilltare për Siguri Kombëtare gjatë administratës së George W. Bush, dha disa të vërteta të hidhura për gjendjen e popullit palestinez dhe shpërdorimin e shumë mundësive për të krijuar një shtet.

 


Duke folur në një intervistë për Andrew Roberts në Hoover Institution, Rice tha se personalisht ajo kishte punuar mjaft shumë për krijimin e shtetit palestinez gjatë kohës sa ishte në dy prej pozitave kyçe të administratës amerikane.

 

”Ehud Olmert ofroi në nëntor të vitit 2008 atë që mendoj se mund të ishte një marrëveshje për Mahmoud Abbas, por ai s’mund ta pranonte. Kishte territor, kishte mënyrë si të trajtohen vendet e shenjta, si të trajtohen refugjatët. Mendoj se palestinezët kanë humbur shumë mundësi për të pasur shtetin e tyre, përfshirë me presidentin Clinton dhe me ne”, tha ish-sekretarja Rice.

 

Gjithashtu, ajo e konsideroi grupin terrorist Hamas si problemin e vërtetë të palestinezëve dhe arsyen pse një shtet palestinez nuk duket i mundshëm në këtë kohë.

”Mendoj se problemi i vërtetë për palestinezët është se atyre u duhet ta diskreditojnë Hamasin, duhet ta largojnë Hamasin nga qeveria. Nëse largohet Hamasi nga qeveria në Gaza dhe fillon të ndërtohet një autoritet palestinez që mund të funksionojë, mund të ketë një shtet palestinez”, tha Condoleezza Rice.

Në përgjithësi, Rice pati një këndvështrim që bie në kundërshtim me qasjen e disa shteteve europiane për njohjen e Palestinës, duke thënë se këto veprime i duken ‘performative’. Por, po ashtu, ajo kërkoi edhe nga Bibi Netanyahu të shprehet pozitivisht për zgjidhjen dyshtetërore.

 

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top