Ish-prokurori i Krimeve te Renda Anton Martini eshte emeruar ne detyren e Drejtorit te Hetimit ne sektorin e Tatimeve.
Lajmi eshte bere publik ne faqen zyrtare, ku eshte publikuar edhe prezantimi i Martinit ne detyre.
Njoftimi:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Hetimit, z. Anton Martini, i cili falë përvojës dhe reputacionit në fushën e drejtësisë do të udhëheqë një nga strukturat më të rëndësishme në përpjekjen e Administratës Tatimore kundër evazionit fiskal.
Z. Martini vjen nga një përvojë e gjatë në fushën e hetimit duke reflektuar integritet të lartë profesional.
Ai pritet të drejtojë me sukses dhe efikasitet Drejtorinë e Hetimit, si struktura pararojë në përpjekjet për të siguruar zbatimin e ligjeve tatimore.
Anton Martini ka pasur nje karriere te gjate ne organet e drejtesise perfshire edhe krimet e renda ku ka hetuar disa dosje te rendesishme te trajtuara nga ky institucion.
Martini eshte shkarkuar nga vetingu ne vitin 2021, per kriterin e pasurise, megjithese i ka kundershtuar gjetjet e KPK dhe KPA.