Ish-presidenti Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton varrin e të atit

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mundi t’i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por tashmë ka marrë leje për të vizituar varrin.

Bëhet e ditur se ish-presidenti ka mbërritur në Kosovë. Aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi është nisur nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00. Megjithashtë ende nuk se sa do të qëndrojë ai në Kosovë.

Lajmin e bëri të ditur ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se e sollën sot në kohë të pa kohë dhe sa për sy e faqe.

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetë vetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungon në total”, tha Haradinaj.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top