Ish-presidenti Alfred Moisiu lë QSUT

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka lënë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë QSUT, e cila përmes një njoftimi publik falënderon ish-kreun e shtetit për besimin e treguar ndaj stafit mjekësor. “Faleminderit President Moisiu për besimin e treguar ndaj mjekëve të QSUT. Ju urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!”, thuhet në reagimin e qendrës spitalore.

Alfred Moisiu ishte shtruar në QSUT për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të mirë dhe ka lënë ambientet e spitalit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top