Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për të marrë dosjen e sterilizimit

Pasi gjykata e Posaçme i dha të drejtën që të marrë 602 fashikujt në mënyrë elektronike, ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur në prokurorinë e posaçme ku ka dorëzuar një hard disk me qëllim marrjen e materialeve. E njëjta procedurë do të bëhet edhe për 8 persona e tjerë në këtë proces që janë marr të pandehur nga SPAK për dosjen e sterilizimit.

Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check up. Hetimet 3-vjeçare kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top