Ish-lojtari i Arsenal, Eboue ka mbetur pa para: “Nuk haja më, kam humbur 20 milionë”

Emmanuel Eboue, në moshën 42-vjeçare, ndodhet pa para pas disa ngjarjeve që e çuan të humbiste 20 milionë eurot e fituara gjatë karrierës, makinat dhe edhe shtëpitë. Ka luajtur te Arsenal për gjashtë vite, nga 2005 në 2011, duke fituar vetëm një FA Cup, por nga lavdia si futbollist sot ka mbetur shumë pak.

Ivoriani ka shpenzuar gjithçka pas divorcit, siç tregoi në podcastin The 5th House, por në rënien e tij ka ndikuar edhe konflikti me agjentin. Përveç kësaj ka folur për shëndetin mendor dhe marrëdhënien tashmë të prishur me djalin e tij Mathis, talent i Chelsea.

Rënia e Eboue
Sot ish-lojtari është 42 vjeç dhe nuk mund të gëzojë pasurinë e krijuar gjatë karrierës. Flitet për mbi 20 milionë euro të fituara sidomos mes Arsenalit dhe Galatasarayt. Fillimi i rënies daton në vitin 2016, kur u shkarkua nga Sunderland pas një pezullimi 12-mujor nga FIFA për borxhe ndaj ish-agjentit Sébastien Boisseau: “Donin që t’i jepja një milion euro, thashë se më mirë të lija futbollin sesa t’u jepja ato para. Agjenti im i vjetër shkoi te FIFA dhe më pezulluan për një vit. U ktheva në Turqi për t’u fshehur, sepse nuk doja që njerëzit të dinin që nuk kisha skuadër, dhe aty filloi divorci”.

Eboue tani është i martuar dhe ka arritur të rindërtojë jetën, por divorci me ish-bashkëshorten i mori gjithçka: “Kam humbur gjithçka në jetën time në Angli. Kisha tre shtëpi dhe shumë makina. I humba të gjitha dhe humba edhe para”. Ndikimi në shëndetin mendor ishte i fortë: nuk arrinte të hante dhe kishte mbyllur dritaret e shtëpisë për t’u shmangur nga media.

Marrëdhënia me djalin
Pjesa më e trishtë është kur flet për djalin e tij Mathis. Sot ai është një talent i akademisë së Chelseat dhe zhgënjimi më i madh i Eboue është që nuk ka kontakt me të prej katër vitesh. Nuk ishte i pranishëm kur ai firmosi kontratën dhe madje nuk e dinte fare: “As nëna e tij nuk më telefonoi, nuk e dija. Flisja me të më parë, por prej gati katër vitesh nuk kam më asnjë kontakt”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top