Ish-kryebashkiaku i Finiqit dënohet me dy vjet burg pasi abuzoi me tenderat

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 vite burgim ish-kryebashkiakun e Finiqit, Leonidha Hristo. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim u reduktua përfundimisht në 2 vite heqje lirie.

Ish-zyrtari u shpall fajtor për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” lidhur me abuzime në tendera që kapin vlerën e 77 milionë lekëve. Hetimet e SPAK vërtetuan se gjatë viteve 2017-2019 ishin kryer procedura fiktive për të favorizuar fitues të paracaktuar.

Leonidha Hristo ishte gjithashtu pjesëmarrës në zgjedhjet lokale të vitit 2023 si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë, bashkëpunëtorët e tjerë të tij në këto shkelje po gjykohen në Gjykatën e Sarandës pas shpalljes së moskompetencës nga GJKKO.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top