Ish-kreu i Kushtetueses së Kosovës: Në Kuvend po bëhet një puç, duhen 80 deputetë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në lidhje telefonike në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, ka vlerësuar dhe ka treguar se si duhet të zhvillohet procedura e raundeve për zjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

“Unë së pari po i referohem asaj se çfarë tha Haxhiu në fillim. Ajo e interpretoi në mënyrë arbitrare aktgjykimin e vitit 2011, ndërsa la të kuptohet dhe tha që deputetët që s’kanë marrë leje mirëkuptimi, nuk ka gajle që s’jon prandaj po vazhdojmë.

Në aktgjykimin kur është zgjedhur z.Thaçi, është konfirmuar një pjesë, ose pjesa dërmuese e aktgjykimit 2011, që do të thotë dy herët e para duhet të jenë dy të tretat e deputetëve në sallë.

Në raundin tretë ka ndryshuar në 61 vota dhe është hequr ajo që ka cituar Haxhiu që thoshte se deputetët duhet marrin leje.

Ajo dispozitë nuk vlen më. Këtë e ka konfirmuar edhe para një muaji gjykata ne aktgjykimin e fundit mënyrë të qartë se deputet e popullit, nuk mund detyrohen”, – ka thënë Hasani.

Ai tha se në momentin se kur (Albulena Haxhiu) e ka parë se nuk janë 80 deputetë në sallë, atëherë nuk mund të vazhdohej më tej. /Klan Kosova

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top