Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur në SPAK para pak çastesh. Agim Ismaili ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i vetëm teksa nuk dihet ende arsyeja pse është thirrur nga Prokurorët.
Kjo nuk është hera e parë që Ismaili ka shkuar në SPAK, pasi vetëm një muaj më parë është filmuar teksa hynte në këtë godinë. Në anë kohë, Ismaili nuk pranoi të fliste për mediat në lidhje me vizitën e tij.