Georgina Rodriguez është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj në Netflix ‘I Am Georgina’. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka treguar më herët se futbollistin e ka takuar për herë të parë në dyqanin Gucci ku ajo punonte në qendër të Madridit.
Por tani, përdoruesi i TikTok, Pablo Bone, ka pohuar se ka punuar me Georgina, të cilën e etiketoi si arrogante edhe para se ajo të takonte Cristianon. “Kam punuar me Georgina Rodriguez në Gucci rreth dy muaj apo më shumë përpara se ajo të bëhej një personazh i famshëm”, tha Bone. “Ajo ishte në seksionin e femrave dhe unë në atë të meshkujve.”
“Georgina ka qenë gjithmonë e tillë, edhe sikur të mos kishte shumë para, gjithmonë e kishte këtë arrogance dhe superioriteti. Në fund, ajo ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të madh dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze. Ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid.”
Deklaratat e Pablo shkojnë shumë më tej, pasi ai tregon se Rodriguez ishte tashmë ambicioze dhe kishte në mendje të martohej me një milioner. “Siç e dinë të gjithë, sepse Georgina e ka thënë kështu, kur u takuan Ronaldo po hynte në dyqanin Gucci me disa miq dhe djalin e tij dhe ajo sapo dilte nga dera, por nuk ishte kështu”, pohoi ai. “Kur Cristiano hyri në dyqanin Gucci, ne të gjithë u kthyem për ta parë, sepse ai është një burrë super i gjatë dhe këta lloj klientësh takohen vetëm nga menaxherët e dyqaneve”.