Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare: Lufta ka mbaruar, tani luani futboll

Mërgim Mavraj, ish-kapiten i kombëtares së Shqipërisë, ka postuar një mesazh për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Ky takim është programuar për në orën 20:45 dhe vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

“Çuna, lufta ka mbaruar. Kosova është e jona, përgjithmonë. Tani luani futboll”, shkruan ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare

Kujtojmë se Mavraj e mbajti për 50 ndeshje veshur fanellën e Kombëtares.

Ish-mbrojtësi shënoi edhe tre gola, ku më i rëndësishmi ishte ndaj Armenisë. Mavraj tundte rrjetën në fitoren 2 me 1 ndaj Armenisë, për të siguruar 3 pikë të arta në rrugëtimin drejt Europianit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top