Ish-drejtuesi i Tiranës vishet “i kuq”: Ibraimi, Drejtori i Ri Sportiv i Partizanit

Agim Ibraimi rikthehet në futbollin shqiptar duke marrë postin e Drejtorit Sportiv të Partizanit, vetëm gjashtë muaj pas largimit nga Tirana. Palët kanë gjetur akordin dhe kanë shtrënguar duart mesditën e sotme. 37 vjeçari do të provojë t’i japë shtysë një merkato të ndalur që tani në janar, por projekti i tetovarit starton nga qershori i ardhshëm.

Në fakt, insistimi i presidentit Demi për vizionin që Ibraimi ka për futbollin, duke qenë i rritur profesionalisht në kampionate të rëndësishme mes tyre edhe Serie A, ka nisur që tetorin e kaluar. Sidoqoftë, pas largimit të Abilaliajt presingu i të kuqve është kthyer nga Ibraimi, që këtë herë ishte gati të dëgjonte propozimin, duke e gjetur veten në një linjë me klubin.

Njoftimi i klubit

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.

Tirana e shkuara, Partizani e ardhmja
Ibraimi ishte Drejtor Sportiv i kohëve të vështira te Tirana nga 1 korriku 2024, deri në 30 qershor 2025 u mundua të mbante në lojë bardheblutë, mes një mijë problemeve, ndërsa tani shpreson që te të kuqtë të gjejë ambjentin ku mund të zhvillojë filozofinë e tij për ta bërë Partizanin të ngrihet në standard. Situata te Partizani aktualisht nuk është ajo më shkëlqyesja, por pikërisht për këtë motiv kërkohet Ibraimi, për të nisur një projekt të besueshëm e për të bërë funksionale një merkato, ndoshta jo nga janari, ku pak situata mund të shfrytëzohen, por nga vera e ardhshme, ku konceptet e menaxhimit të lojës që ka Ibraimi, do të fillojnë të ndihen në klub.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top