Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i pandehur edhe për Inceneratorin e Tiranës

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës, duke u akuzuar për korrupsion në dy raste.

Mësohet se Bllakos i është komunikuar akuza pak ditë më parë nga prokurori Dritan Prençi, teksa ai ndodhet në qeli prej me shume se dy vite.

Kujtojmë që për inceneratorin e Elbasanit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës.

Konkretisht ish ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top