Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji kërkon liri me kusht

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka depozituar një kërkesë për lirimin me kusht pasi ka kryer 2/3 e dënimit. Deputeti demokrat u shpall fajtor me vendim të formës së prerë nga gjykata e Apelit për dosjen Babale duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji mbahet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar.

Më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli. Ish-deputeti demokrat është dënuar me një vit burg për dosjen “Babale”. Ai është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare.

Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top