Ish-deputeti flet lirshëm pas daljes nga SPAK: Nuk besoj se jam në hetim

Ish-deputeti dhe Kreu i Partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi ishte sot në SPAK për të dëshmuar me sa duket për një çështje të rëndësishme, por ai thotë se nuk beson se është nën hetim. Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Roshi foli për një pretendim për ndërtim në Sarandë.

“Nuk është se kam ndonjë interes për t’u shprehur para mediave, por meqë ju këmbëngulni, unë them se ishte një gjë rutinë që kishte të bënte me një problem të hershëm me një pretendim të jashtëligjshëm nga ana ime në qytetin e Sarandës. Në lidhje me disa blloqe betoni që ishin hedhur në pronën time që kishin të bënim me trotuarin e rrugës, i cili u ndërtua me një leje ndërtimi sipas lejes së Bashkisë së Sarandës dhe me një togë rëre i cili edhe ai sipas deklaratës së punimeve ishte po me lejen e bashkisë së Sarandës. Thjesht dhashë përgjigje për këto. Nuk besoj që jam nën hetim”, deklaroi Roshi.

Ai tha se i njëjti person ka bërë kallëzim për shpifje dhe fyerje. “Nuk ka kate, zero. Është imagjinatë e personit, i cili më ka denoncuar mua se kisha ndërmend të bëja ndërtim se ishte një togë rëre”, tha ish-deputeti.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top