Ish-arbitri González fundos Barcelonën për çështjen Negreira: “E punësuan për të patur favore”

Zhvillime të reja në çështjen Negreira, ish-zëvendëspresidenti i komitetit teknik spanjoll të arbitrave i cili mes viteve 2001 dhe 2018 merrte pagesa nga Barcelona përmes dy kompanive të kontrolluara prej tij. Ditët e fundit, dëshmitë e disa arbitrave dhe ish-arbitrave në Guardia Civil, e cila po heton çështjen, po ndriçojnë historinë. E ndër to, raporton El Mundo, është edhe ajo e José Luis González González, i cili arbitroi në Spanjë deri në vitin 2020. Sipas ish-arbitrit, Negreira ishte paguar nga Blaugrana “për të marrë një lloj avantazhi sportiv. I kishte bërë katalanasit të kuptonin se ai kishte një lloj fuqie mbi arbitrat”.

Ka edhe më shumë, sepse në dëshminë e tij González González i përkufizon si “të padobishme” raportet e arbitrimit që djali i Negreira kishte përgatitur për Barcelonën. Pikërisht me to klubi deri më tani është përpjekur të justifikojë pagesat e bëra ndër vite, për një total prej mbi 7 milionë euro. “Ishte një procedurë e thjeshtë për të justifikuar këtë gjë. Mendimi im është se Enríquez Negreira ka pasur një marrëveshje me drejtuesit apo anëtarët e Barcelonës për të përfituar personalisht nga këto pagesa”, janë fjalët e tij të raportuara nga El Mundo.

Nga një dëshmi në një tjetër. Në fjalët e arbitrit Fernando Román, del në pah fuqia e Negreira dhe djalit të tij. Román nënvizoi se Negreira impononte “respekt” sepse “ai ishte personi më i afërt me presidentin e komitetit teknik të arbitrave, Sánchez Arminio”. Pastaj, arbitri shpjegoi se brenda kolektivit të arbitrave “thuhej se po të punësoje djalin e tij (që ishte përgjegjës për stërvitjen e arbitrave, red.) mund të favorizoheshe në promovime, sepse babai i merrte parasysh komentet e tij”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top