Ironia humoristit italian/ Ju tregoj si lindi pakti Rama – Meloni

Në episodin e fundit të emisionit humoristik “Fratelli di Crozza”, i transmetuar çdo të premte në “prime time” në televizionin “Nove” dhe i disponueshëm për transmetim në Discovery+, aktori italian Maurizio Crozza u përpoq të identifikonte me ironi momentin në të cilin u arrit marrëveshja mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama, për hapjen e dy qendrave për pritjen e emigrantëve në territorin shqiptar.

“Marrëveshja lindi këtë verë në Shqipëri, buzë detit. Aty lindi “shkëndija” mes të dyve – thotë humoristi italian duke shtuar: “ishte mes një spritz dhe një kikiriku që vendosi gjithçka. Ja ky aperitiv ka kushtuar 116 milionë euro pa përfshirë pijet”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top