Ironia e Tomor Alizotit: Për Kosovën Rama sillet si djal suedezi

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ja kanë arritur qëllimit që të nxjerrin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si njeriun që rrezikon paqen në Ballkan.

Komentet Alizoti i bëri përmes një interviste për Panorama TV, ku tha se Rama sillet si një djal suedezi që jep vetëm teza politike dhe nuk bën asgjë tjetër.

Ai shtoi se Shqipëria jo vetëm që nuk po e ndihmon Kosovën në zgjidhjen e krizës, por përkundrazi, po ja vështirëson punën institucioneve atje.

“Kosova sot është në një krizë të madhe, ku kriza mund të kalojë edhe atë ku ndodhet dhe Kuvendi i Shqipërisë nuk ka në rend dite çështjen e Kosovës. Fatkeqësia më e madhe është se republika e Shqipërisë, ka këtë njeri delirant që duhet të ishte këtu dhe të diskutonte për këtë çështje.

Rama sillet sikur është një djal suedezi që ofron teza politike dhe nuk bën asgjë. Nuk ka ndodhur ka 100 vite kjo situatë. Kurti tenton të vendosë sovranitetin e tij, por më vjen keq që gjithë krahu politik si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri, i kanë dalë kundër, në vend që t’i qëndrojnë në krahë dhe ta kritikojnë ku duhet.

Dy janë thelbi i kësaj krize, një kryeministri i shqipërisë arriti bashkë me Vuçiçin që të përcjellë në publik perceptimin që njeriu dekonstruktiv që rrezikon paqen në Ballkan, është Albin Kurti dhe jo Vuçiç.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top