Irina Shayk dominon tapetin e kuq me elegancë në ‘Actor Awards 2026’

Modelja e njohur ruse, Irina Shayk, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të “Actor Awards 2026”, teksa u shfaq me një fustan të zi të guximshëm që theksonte dekoltenë dhe linjat elegante të trupit.

Eventi u mbajt në Shrine Auditorium & Expo Hall, në Los Angeles, ku morën pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të filmit dhe të televizionit.

Fustani pa rripa, me prerje të thellë dhe me të çarë deri në kofshë, nxirrte në pah elegancën e saj, ndërsa pamjen e kompletoi me taka dhe doreza të zeza deri mbi bërryla, shkruan DailyMail.

Flokët e lëshuara dhe buzëkuqi i kuq i ndezur i dhanë një prekje klasike paraqitjes së saj, duke e kthyer në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.

Ceremonia, e njohur më parë si Screen Actors Guild Awards, këtë vit u riemërua zyrtarisht si “Actor Awards”, për të theksuar identitetin e saj ndërkombëtar dhe fokusin tek aktorët. Mbrëmja u moderua nga Kristen Bell, e cila u rikthye si prezantuese për herë të tretë.

Sa i përket nominimeve, filmi “One Battle After Another” kryeson me shtatë nominime, ndërsa “Sinners” e ndjek me pesë, në një garë të fortë që përfshin emra të mëdhenj të kinemasë botërore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top