Irani thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me ShBA’në, por s’ka marrëveshje ende

Një “shkallë mirëkuptimi” është arritur me Shtetet e Bashkuara për shumë çështje, por një marrëveshje nuk është e afërt, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei.

“Nuk ka absolutisht asnjë garanci se Shtetet e Bashkuara do t’u përmbahen zotimeve të tyre,” tha Baghaei në një konferencë për shtyp në Teheran.

Zëdhënësi tha se programi bërthamor i Iranit nuk është pjesë e diskutimeve në këtë fazë dhe përsëriti kërkesën e Teheranit që lufta të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, sipas CNN.

Irani kërkon të shtyjë negociatat mbi hollësitë e programit të tij bërthamor derisa të shpallet zyrtarisht fundi i luftës.

Baghaei tha se Teherani ka qenë vazhdimisht dëshmitar i ndryshimeve në qëndrimet e administratës Trump.

“Brenda vetëm pak orësh mund të hasësh qëndrime krejtësisht të ndryshme dhe, në shumë raste, kontradiktore,” tha ai, duke shtuar se kjo “krijon probleme për çdo proces negociimi.”

Ai refuzoi ta përshkruante planin e Iranit për të nxjerrë të ardhura nga Ngushtica e Hormuzit si një taksë kalimi, duke e karakterizuar në vend të kësaj si tarifa për “shërbime” që do të ofrohen, përfshirë navigimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Çdo vend i përgjegjshëm do ta mirëpriste krijimin e një mekanizmi të besueshëm dhe të parashikueshëm për menaxhimin e tranzitit dhe navigimit përmes Ngushticës së Hormuzit,” citohet të ketë deklaruar ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top