Një projektligj që do të vendoste tarifa për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit po hartohet nga parlamenti iranian. Sipas mediave të huaja, plani do të finalizohet javën e ardhshme dhe do të njohë ligjërisht mbikëqyrjen e Ngushticës nga Irani, sipas agjencisë së lajmeve Fars.
Siç raporton Bloomberg, tashmë ekuipazheve u është kërkuar informacion në lidhje me personelin, ngarkesën dhe detajet e udhëtimit përmes ndërmjetësve dhe, në disa raste, kalimi bëhet kundrejt një pagese. Megjithatë, kjo nuk është një praktikë sistematike.
Tarifat dhe premtimet për kalim të sigurt ngrenë pyetje për industrinë e transportit detar, e cila është e etur të shpëtojë ekuipazhet dhe ngarkesat e bllokuara në Gjirin Persik dhe ngurron të përballet me sanksione.
“Pyetja është nëse i besoni Iranit”, tha Amanda Myorn, drejtuese e kërkesave në siguruesin detar Cambiaso Risso Asia, në margjinat e një konference transporti detar në Singapor.
“Kjo do të kontribuojë në ndërprerjen e tregtisë globale, ku, për rreth 100 vitet e fundit, kemi gëzuar lirinë e lundrimit.”, shtoi ajo.