Irani pas deklaratës së Trump: Mojtaba Khamenei është shëndoshë e mirë

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për Alaraby Aljadeed se Mojtaba Khamenei është në shëndet të mirë dhe në kontroll të plotë të situatës”, duke hedhur poshtë spekulimet për mungesën e tij publike që nga emërimi më 8 mars.

Araghchi shtoi se Irani mbështet çdo iniciativë rajonale që çon në një fund të drejtë të luftës dhe bëri të ditur se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për të gjithë përveç anijeve amerikane dhe aleatëve të SHBA-së.

Ai theksoi gjithashtu se deri më tani nuk ka ndonjë iniciativë të veçantë në tryezë për t’i dhënë fund luftës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top