Irani paralajmëron: Ndërhyrja amerikane do të ishte një ‘recetë për luftë’

Irani paralajmëron se përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në luftën e Iranit me Izraelin do të çojë në një “luftë të përgjithshme” në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm iranian, Esmail Baghaei në një intervistë për ‘Al Jazeera’ u pyet në lidhje me ndërhyrjen e mundshme të SHBA-së në konflikt, ku u përgjigj se nuk mendon se SHBA mund të kontrollojë Izraelin.

Kujtojmë se presidenti i SHBA, Donald Trump po shqyrtonte opsionet që kishte për të vendosur trupa në Lindjen e Mesme – përfshirë një sulm të mundshëm ndaj Iranit.

Një ambasador iranian në OKB tha gjithashtu se vendi i kishte thënë Uashingtonit se do të reagonte me vendosmëri nëse përfshihej drejtpërdrejt në fushatën e Izraelit.

“Ne nuk do të tregojmë asnjë hezitim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe tokës sonë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe fuqishëm, “, tha Ali Bahreini.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top