Irani mund të vendosë tarifat për kalimet në Ngushticën e Hormuzit

Irani po shqyrton miratimin e një ligji për vendosjen e tarifave të tranzitit në Ngushticën e Hormuzit. Ky vlerësim vjen pas tensioneve të fundit dhe përpjekjeve për kontrollin e kësaj rruge strategjike. Sipas propozimit, vendet që transportojnë energji apo produkte ushqimore përmes ngushticës do të duhet të paguajnë tarifa.

Një masë e tillë mund të ketë ndikim të gjerë në ekonominë globale, sidomos nëse ngushtica mbetet e mbyllur ose e kufizuar për qarkullim. Situata krahasohet me atë në hyrje të Detit të Kuq, ku rebelët Houthi dyshohet se kërkojnë tarifa të ngjashme tranziti. Anijet që nuk i paguajnë përballen me rrezik sulmesh. Si pasojë, trafiku detar në atë zonë raportohet të ketë rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2023.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top