Irani mohon sulmin me dronë në Kuvajt ku u vranë dy italianë: Nuk kemi kryer asnjë operacion ushtarak

Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin me dronë në një objekt ushtarak në Kuvajt, ku humbën jetën dy shtetas italianë. Autoritetet italiane dhe ato kuvajtiane ia kanë atribuuar sulmin Republikës Islamike të Iranit.

Zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekarchi, deklaroi se forcat e armatosura të vendit nuk kanë kryer asnjë operacion ushtarak apo sulm në këtë zonë.

“Republika Islamike nuk ka ndërmarrë asnjë operacion ushtarak apo sulm në këtë rajon”, u shpreh ai, duke hedhur poshtë akuzat për përfshirjen e Teheranit në ngjarje.

Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit njoftoi se katër punonjës ishin plagosur nga mbetjet e dronëve, pas një sulmi që, sipas autoriteteve kuvajtiane, ishte kryer nga Irani.

Në deklaratën e saj, ministria bëri të ditur se sulmi kishte shënjestruar një objekt me rëndësi jetike dhe se, pas interceptimit të dronëve, rënia e mbetjeve të tyre kishte shkaktuar plagosjen e katër personave, si dhe dëme materiale.

Ndërkohë, sipas autoriteteve italiane, nga sulmi humbën jetën dy teknikë italianë, të moshës 65 dhe 36 vjeç, të punësuar pranë kompanisë Rheinmetall Italia. Ata punonin në instalimet e mbrojtjes kundërajrore të Kuvajtit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime diplomatike, ndërsa Irani vijon të mohojë çdo përfshirje në sulmin që u mori jetën dy shtetasve italianë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top