Irani dhe Rusia zhvillojnë stërvitje në Oqeanin Indian dhe Detin e Omanit

Irani dhe Rusia do të zhvillojnë ushtrime detare në Detin e Omanit dhe në veri të Oqeanit Indian, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars, vetëm disa ditë pasi Gardianët e Revolucionit zhvilluan manovra ushtarake në Ngushticën e Hormuzit.

“Bashkërendimi dhe koordinimi i masave të përbashkëta për të përballuar aktivitete që kërcënojnë sigurinë detare, si dhe lufta kundër terrorizmit detar janë disa nga qëllimet kryesore të këtyre ushtrimeve të përbashkëta,” tha, sipas Fars, komandanti iranian i marinës, Hasan Mahshundlu.

Ushtrimet e përbashkëta ruso-iraniane vijnë në një kohë kur presioni amerikan ndaj Teheranit po rritet për respektimin e marrëveshjeve bërthamore dhe për ndërprerjen e shtypjes së protestave në territorin iranian, si përmes kërcënimeve verbale nga Donald Trump, ashtu edhe përmes pranisë gjithnjë e më të madhe të forcave ajrore dhe detare amerikane në rajon.

Të martën, e njëjta agjenci iraniane bëri një raport të detajuar mbi deklaratat e Nikolai Patrushev, bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, lidhur me “përgjigjen ruse ndaj piraterisë perëndimore.”

Gjithashtu, të martën, udhëheqësi suprem i Republikës Islamike, Ayatollah Ali Khamenei, iu përgjigj kërcënimeve të Trump për veprime ushtarake, duke theksuar se armët me të cilat Irani do të përballet me flotën amerikane janë më të fuqishme se anijet amerikane dhe “do t’i dërgojnë ato në fund të detit.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top