Iran/ Aksidentohet autobusi, humbin jetën të paktën 28 pelegrinë

IRAN- Një autobus që po bartte pelegrinë pakistanezë u rrokullis në Iran, duke lënë të vdekur të paktën 28 pasagjerë, raportoi media shtetërore më 21 gusht. Sipas raportimit, 23 persona të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ndodhi në orët e vona të 20 gushtit në provincën qendrore iraniane të Jaztdit. Aksidenti u shkaktua nga një defekt teknik në sistemin e frenimit të autobusit, sipas hetimeve fillestare të kryera nga policia e trafikut në Iran.

Miliona myslimanë shiitë aktualisht po marrin pjesë në pelegrinazhin e Arbainit, në Qerbela të Irakut. Kjo ngjarje shënon zinë 40-ditore pas martirizimit të Imam Husein bin Ali, një figurë qendrore e islamit shiit dhe nipi i Profettit Muhamed./ REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top