IOM: Shqipëria, nga më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë

Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të ri kompleks, ku Shqipëria figuron si një nga vendet më të prekura nga dinamikat e kombinuara të rënies së fertilitetit dhe emigracionit masiv të popullsisë në moshë riprodhuese.

Sipas Raportit Botëror të Migracionit 2026, ndërsa Europa po kalon nëpër ndryshime të thella strukturore, rajoni ynë mbetet në qendër të një krize demografike që rrezikon të thellohet në dekadat në vijim ku Shqipëria është ndër vendet me te prekura.

Raporti nënvizon se në vende si Shqipëria, Lituania, Moldavia dhe Bosnjë-Hercegovina, procesi i emigrimit po ndikon drejtpërdrejt në humbjen e lindjeve të mundshme. Ndërsa kontinenti europian ka parë rënie të numrit të qytetarëve të tij që jetojnë jashtë vendit , nga rreth 20 milionë në vitin 1990 në 16 milionë në vitin 2024 – Shqipëria ndjek një trajektore të ndryshme më një rritje te ndjeshme të qytetarëve të saj që jetojnë jashtë vendit.

Shqipëria klasifikohet ndër vendet ku shkalla e lindshmërisë është nën nivelin e zëvendësimit. Emigrimi i popullsisë në moshë riprodhuese e përkeqëson këtë situatë, pasi largimi i të rinjve redukton potencialin demografik të vendit për të ardhmen.

Ndërsa disa vende europiane, si Gjermania apo italia, arrijnë të zbusin rënien e popullsisë përmes imigracionit, vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një rrjedhje të vazhdueshme të kapitalit njerëzor, gjë që e bën stabilizimin demografik shumë më sfidues.

Analiza e të dhënave (2005–2024) tregon se ndërsa vende si Luksemburgu, Malta apo Irlanda kanë shënuar rritje të popullsisë, një numër i konsiderueshëm vendesh, kryesisht në Europën Lindore dhe Ballkan, kanë pësuar rënie të ndjeshme. Në shumë prej këtyre shteteve, përfshirë Shqipërinë, projeksionet parashikojnë vazhdimësi të kësaj tendence negative nëse nuk ndërmerren politika efikase për të nxitur fertilitetin dhe për të frenuar largimin e forcës së re të punës.

Raporti thekson se pasiguria gjeopolitike dhe migracioni i shkaktuar nga konfliktet dhe kanë ndryshuar hartën e korridoreve migratore në Europë, duke e bërë Gjermaninë një nga destinacionet kryesore globale. Megjithatë, për vendet si Shqipëria, sfida mbetet si të transformohet një ekonomi me emigracion të lartë në një ekonomi që ruan dhe zhvillon burimet e veta njerëzore në një kohë kur popullsia po plaket me shpejtësi./Monitor.al

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top