Inzaghi thur lavde për Asllanin: E meriton të luajë, e ka kuptuar edhe vet se sa është përmirësuar

Interi regjistroi fitore të thellë të premten mbrëma, duke e mposhtur në udhëtim Frosinonen me rezultatin 0:5.

Në këtë ndeshje Kristjan Asllani ishte titullar dhe kompletoi 90 minuta, shkruan Gazeta Express.

Inzaghi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, veçanërisht me futbollistët që gjatë sezonit kishin pak minuta.

“Kam marrë përgjigjet që doja edhe pse nuk kishte nevojë”, tha fillimisht Inzaghi para gazetarëve.

“Përgjigje të rëndësishme erdhi edhe nga (Kristjan) Asllani, i cili është rritur shumë dhe ka luajtur edhe rol në ndeshje të rëndësishme. E ka kuptuar edhe vet përmirësimin që ka bërë. E meriton të luajë. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët, por shpenzova dy fjalë më shumë për Asllanin, pasi e meriton vërtetë “, shtoi tekniku italian.

Asllani këtë sezon është paraqitur në 30 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar në total 1044 minuta.

Mesfushori shqiptar ka një gol dhe dy asitime me fanellën e Interit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top