Inzaghi i tërbuar për golin: “U bë në zonën time teknike, u krye te ajo e Bologna”

Simone Inzaghi dhe Inter shumë nervozë në fundin e ndeshjes kundër Bologna të humbur në sekondat e fundit falë eurogolit të djaloshit Orsolini. Një situatë që vjen si pasojë e protestave për aksionin që çoi në golin vendimtar të vendasve, i cili nisi nga një rivënie anësore e ekzekutuar në mënyrë të parregullt. Pikërisht trajneri zikaltër shpjegoi arsyet e zemërimit të tij pa shumë rrotulla.

Inzaghi nervoz në fundin e Bologna-Inter, faji i një rivënieje anësore

Pasi shfaqi dyshimet e tij që në fushë ndaj arbitrit, Simone Inzaghi në intervistat pas ndeshjes nuk e fshehu zemërimin. Arsyeja ishte pikërisht rivënia anësore që duhej të ishte ekzekutuar praktikisht pranë zonës së tij, por lojtari i Bologna e ekzekutoi disa metra më përpara, duke favorizuar avancimin e Bologna në minutat e fundit të ndeshjes.

Fjalët e teknikut Inzaghi pas ndeshjes me Bologna

Për Sky, trajneri i skuadrës kryesuese që u arrit në renditje nga Napoli, shpjegoi: “Sigurisht që kishte nervozizëm për rivënien e fundit, u ekzekutua 12-13 metra më përpara. Është një fakt objektiv, por duhet të kishim qenë më të zotë. Nervozizmi është për këtë, arbitri bëri ç’të mundi dhe u përpoq të arbitronte sa më mirë, por një rivënie pranë pankinës sime u ekzekutua pothuajse te zona teknike e Bolognës.” Inzaghi nuk kërkon justifikime, por nuk mund të mos përmendë episodin e diskutueshëm: “Por nuk është justifikim, duhej të ishim më të zotë. Por skuadra bëri atë që duhej të bënte. Një rivënie 13 metra më përpara nuk mund të jetë e vlefshme, e kam fjalën për atë që i parapriu të fundit.”

 

Gjëja më e vështirë ishte të qetësonte lojtarët e Inter, të tërbuar për episodin: “Duhet ta pranojmë, fola me skuadrën por ata nuk e pranonin. Panë rivënien të ekzekutuar 12 metra më përpara dhe kjo nuk është në rregull kur janë dy persona aty për ta kontrolluar. Mund të ndodhë një pakujdesi, do ta kuptojnë.”

Për Dazn më pas, trajneri zikaltër shtoi edhe më shumë, duke shtuar një detaj tjetër në lidhje me golin e bolonjezit Orsolini. Inzaghi nuk e kupton si është e mundur që anësori dhe arbitri i katërt nuk e ndihmuan gjyqtarin në këtë situatë: “Kjo top doli në zonën time teknike dhe u ekzekutua pothuajse në zonën teknike të Bolognës. Arbitri i katërt dhe anësori ishin aty, nuk mund të ekzekutohet 12 metra më përpara. Pastaj sigurisht, në këtë rivënie të fundit duhej të mbroheshim më mirë. Djemve për 93 minutat e para s’kam ç’t’u them, por fakti që morëm një rivënie 13 metra më përpara nuk duhet të jetë një justifikim.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top