Inzaghi i pakënaqur me barazimin me Juven: “Ata duhej të pësonin 7-8 gola”

Ka zhgënjim në fjalët e teknikut Simone Inzaghi, i cili foli për Sky Sport në përfundim të barazimit 4-4 në San Siro mes Inter dhe Juventus. Trajneri i zikaltërve komentoi kështu këtë barazim spektakolar në Derbin e Italisë.

ZHGENJIMI I TEKNIKUT INZAGHI PAS INTER-JUVENTUS

Në mikrofonat e Sky, Inzaghi u shfaq dukshëm i zhgënjyer nga rezultati përfundimtar 4-4: “Ka zhgënjim, por duhet të rimëkëmbemi. Duhet të analizojmë 4 golat e pësuar; Juve është një ekip i shkëlqyer, por nuk mund të lejojmë 4 gola nga 4 gjuajtje të pësuara. Me rezultatin 4-2 patëm 2-3 raste për ta mbyllur ndeshjen; deri tek goli i parë i Yildiz nuk kishte shenja alarmi dhe pastaj u shpërbëmë. Më pas goli i katërt i tyre kompromentoi një ndeshje që meritonim ta fitonim, ka hidhërim”.

“Për fat të keq, nuk e mbyllëm ndeshjen kur duhej. Deri tani, Juventus kishte pësuar vetëm një gol me penallti, dhe ne u shënuam katër. Disa ndeshje duhet të mbyllen, ata mund të kishin pësuar të paktën shtatë ose tetë gola. Për fat të keq nuk ndodhi kështu. Në dhomën e zhveshjes pashë fytyra të trishtuar; do t’i flas ekipit sot në rifillim të stërvitjeve”.

 

Për fazën mbrojtëse: “Kemi një moment të tillë, duhet të punojmë më shumë dhe më mirë. Unë duhet të bëj më shumë, veçanërisht si trajner. Kemi lejuar gola që nuk duhen lejuar, veçanërisht kundër një skuadre si Juventus. Ndoshta vitin e kaluar do të kishim shënuar ndonjë gol më shumë. Ka frustrim, është normale: kështu nuk më ka ndodhur kurrë. Nuk kishte shenja alarmi me rezultatin 4-2. Mund të mendoj se mund të bëja më shumë edhe unë, por rotacionet ishin të kufizuara. Kishim vetëm një mesfushor të rolit, Frattesi; e vendosëm Barellan në pozicionin e playmaker, dhe si mesfushor i avancuar po luante mirë. Por duhej ta fitonim”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top