Investigimi/ Këto janë 2 zonat me ajrin më të ndotur në Tiranë

Dy vite më parë, emisioni investigativ ‘Piranjat’, së bashku me Florjan Binaj dhe laboratorin italian ‘Neotes’, ekzaminuan ajrin në Tiranë.

Ekspertët italianë erdhën në Tiranë dhe instaluan aparaturat e matjes në 20 pika të ndryshme të shpërndara në të gjithë kryeqytetin. Paisjet “Radielo” që u përdorën, ishin të teknologjisë së lartë, me filtra të ndjeshme dhe me saktësi të madhe. 20 të tilla u lanë në ambient të hapur për 8 ditë.

Rezultatet ishin shumë alarmante, pasi zbuluan nivele të larta të substancave të rrezikshme. Pas ekzaminimeve u evidentuan vlera të larta të dioksidit të azotit dhe benzenit, një substancë kancerogjene.

Niveli mesatar i këtyre substancave e tejkalonte kufirin evropian të normës së Bashkimit Evropian. Zonat më të ndotura rezultuan “Brryli” dhe Rruga “Gjergj Legisi” në Laprakë, me përqendrime jashtë çdo standardi. Burimet kryesore të ndotjes, sipas ekspertëve, ishin trafiku i rënduar dhe aktivitetet e ndërtimit. /Syri.net

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top