Interpelanca me ministren e Shëndetësisë në Kuvend, Çuçi mbledh deputetët e PS-së

Kuvendi do të mbajë të enjten interpelancën me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës lidhur me skandalin e Onkologjikut.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mbajti sot mbledhjen ku informoi deputetët për seancat që kanë mbetur deri në përfundim të këtij sesioni. Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Kërkesat për interpelancë u bënë një ditë pasi u mësua se 7 mjekë dhe bashkëpunëtorë të spitalit të Onkologjikut janë në hetim për akuzën e shërdorimit të detyrës pasi nuk i ofronin shërbim pacientëve duke i orientuar drejt privatit. Ndaj tyre gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’.

Interperlanca e parë është bërë nga kreu i Grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi i cili thotë se ministrja nuk mund të mjaftohet me dënimin e mjekëve, por duhet të mbajë përgjegjësi.

Kërkesa e dytë për interpelancë u bë nga deputeti Arbi Agalliu që kërkon që ministrja të qartësojë menjëherë arsyet se pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive është e shtrirë në kohë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top