Të kesh në skuadër Kalinic dhe Perisic për shumën modeste prej 2 eurosh? Është e mundur. Pas ish-sulmuesit të Milan dhe Fiorentina, edhe interisti, që përfundoi te Tottenham në verën e vitit 2022, zgjodhi gjithashtu të rikthehej në klubin ku u rrit. Ivan Perisic te Hajduk do të fitojë vetëm 1 euro deri në qershor. Një zgjedhje zemre e bërë nga lojtari që te Inter u transferua nga Wolfsburg në vitin 2015. Për të lehtësuar zgjedhjen ka shërbyer edhe nevoja e 34-vjeçarit për t’u rikuperuar nga një këputje e ligamentit kruciate.
Paga e Perisic, i cili do të ketë ende mundësinë për t’u çliruar nga kroatët në dy afatet e ardhshme transferuese duke paguar klauzolën e lirimit, do të rritet në rast se Hajduk i Splitit kualifikohet në Champions League. Nën kontratë për një vit e gjysmë, anësori do të veshë fanellën me numrin 4, pothuajse 17 vjet e gjysmë pas përvojës së tij të fundit në Kroaci me të njëjtin klub.