Pep Guardiola fitoi Champions League me Manchester City duke mposhtur Inter në finale dhe, në prag të debutimit të tyre sezonal në kompeticion, ka dashur të rikthehet te ndeshja e Stambollit. Spanjolli nuk i ka kursyer lavdërimet për kundërshtarin e tij: “Shikoni çfarë bëri Interi në derbi, fitoi 5-1 kundër Milan. Gjithmonë e kam ditur se do të përballemi me një ekip shumë të fortë”. Për teknikun Guardiola nuk duhet nënvlerësuar aspak Interi i Inzaghit këtë sezon: “Zikaltrit janë kandidatë për t’u rikthyer në finale”.
Trajneri i Manchester City e kishte shprehur tashmë mendimin e tij për cilësitë e Inter, edhe pas verdiktit të gjysmëfinaleve. Guardiola pati pretenduar vështirësinë e përballjes me skuadrën e Simone Inzaghi në një ndeshje teke: “Unë e kam ditur gjithmonë që Interi është shumë i fortë dhe e ka dëshmuar në finalja kundër nesh. Ata na kanë krijuar shumë telashe. Fitorja jonë ishte e ngushtë, monedha ra në favorin tonë”.
Më pas lëvdatat: “Kam ndjesinë se Interi është një nga kandidatët për t’u rikthyer në finalen e Champions League. Në Stamboll ata ishin shumë konkurrues “.