Interes i lartë për votën e diasporës, deri tani mbi 8500 kërkesa

Kanë kaluar më shumë se dy ditë nga nisja e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 8529 emigrantë me banim në Diasporë.

Nga aplikimet e bëra, 1024 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 72.13% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç.

Një staf i KQZ-së, punon me 3 turne për t’u përgjigjur kërkesave, duke i informuar për kalimin me sukses, apo refuzimin.

Aplikimet mbyllen në datën 12 mars 2025. Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top