Inter “pret” Lukakun, Dimarco ndez vigjiljen me një shigjetim në transmetim direkt

Pikërisht pas 10 ditësh Romelu Lukaku do të kthehet në San Siro si kundërshtar, kur Roma e tij do të përballet me Inter më 29 tetor. Mjedisi zikaltër është në pritje të belgut dhe po bëhet gati për një mirëseardhje tepër të nxehtë për të. Askush, drejtues, staf dhe ish-shokët e skuadrës, nuk e ka harruar atë që ndodhi në verë. Kështu që është e pashmangshme që ndeshja të jetë e mbushur me emocione të përziera, ashtu si konfirmon Dimarco.

Curva Nord tashmë e ka bërë të qartë në një deklaratë për shtyp se do ta bëjë mjaft të komplikuar ndeshjen e Lukakut. E drejtuesit zikaltër, mbi të gjithë Marotta, nuk humbën mundësinë të heqin disa guralecë nga këpucët e tyre në lidhje me sjelljen e sulmuesit në verë. Edhe ish-shokët e tij, gjithashtu, janë ende të mërzitur dhe fjalët e Federico Dimarco, i ftuar në programin e Alessandro Cattelan në Rai, janë provë për këtë.

DIMARCO “PRET” LUKAKUN
I ftuari i “Stasera c’è Cattelan” Dimarco ka folur me moderatorin, gjithashtu një tifoz i madh i zikaltërve, për disa tema që kanë të bëjnë me futbollin. Nuk mund të mungonin disa batuta për “tradhtarin” Romelu Lukaku, fajtor ndër të tjera për bllokimin padashje të goditjes së famshme me kokë të anësorit, gjatë finales së Champions League: “Nuk mund të them në TV se çfarë mendova kur Lukaku pengoi goditjen time me kokë pas traversës – bëri shaka 26 vjeçari – do të ta them më vonë privatisht…”.

Natyrisht që biseda më pas u kthye në lamtumirën e trazuar të qendërsulmuesit: “Ndodhi ajo që është shkruar gjithandej”, shpjegoi Dimarco. “Personalisht, isha pak i mërzitur sepse ai ishte dikush me të cilin isha i afërt gjatë gjithë vitit. Pastaj nuk dua të hyj në detaje sepse ai tani luan me një ekip tjetër. A jemi të karikuar për rikthimin e tij në San Siro? Sigurisht, si për të gjitha ndeshjet…”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top