Inter, prapaskenat për Akanji: pse mbërriti megjithëse “merkato ishte mbyllur”

Të enjten më 28 gusht, Giuseppe Marotta gjatë shortit të Champions tha: “Organika është në harmoni me ambiciet tona, merkaton tonë e kemi bërë.” Të dielën më 31 gusht, përsëri Marotta, kësaj here para Udinese-Inter e përforcoi: “Dita e fundit e tratativave? Nuk do të ndodhë asgjë tjetër.” Dhe atëherë pse më 2 shtator, me merkaton përfundimisht të mbyllur, Cristian Chivu e gjen veten me një Manuel Akanji më shumë dhe një Benjamin Pavard më pak?

Pavarësisht fjalëve të rastit që çdo drejtues i lëshon sidomos kur i kërkohet për blerje apo shitje, në shtëpinë Inter ekzistonte me të vërtetë bindja se merkatoja ishte mbyllur me shitjen e Taremi te Olympiacos. Dhe në vend të kësaj ndodhën të paktën tre gjëra në harkun e pak orëve që ndryshuan fatin e fundit të merkatos zikaltër, duke filluar, natyrisht, nga humbja në shtëpi kundër Udinese. Ajo humbje sigurisht nuk ndryshon projektin sportiv, por ndezi një tjetër kambanë alarmi në lidhje me mbrojtjen.

E pastaj ishin 90 minutat e Pavard në pankinë kundër Udineses, diçka që për shumëkënd bëri të alarmohej duke parë se për francezin, të treguar mes të mundshmëve për t’u larguar prej javësh (në praktikë që kur kishte munguar në Botërorin për Klube për shkak dëmtimi, por në të njëjtat ditë ishte parë të luante padel), vazhdonin të dilnin zëra për sondazhe, interesime dhe, në fund, oferta.

Ndërkohë në Viale della Liberazione nuk kishin kaluar pa u vënë re të gjitha “jo”-të e Akanji ndaj propozimeve të marra deri atëherë, njëri prej të cilëve për më tepër te Milan. Mbrojtësi zviceran pëlqehej që nga viti 2022, kur City ia rrëmbeu pikërisht Interit, dhe fakti që ai të mbetej në merkato pa gjetur skuadrën e duhur nisi ta bënte më të lehtë marrëveshjen. Për më tepër, me sesionin tashmë një hap nga mbyllja, klubi anglez hapi për huazimin dhe në atë pikë u bë e qartë se mund të ishte e pranueshme të pranohej e njëjta formulë edhe për daljen e Pavard.

Në të menjëhershmen, në nivel ekonomik, Inter humbet diçka sepse Akanji, ndryshe nga Pavard, nuk përfiton nga Dekreti i Rritjes duke ardhur në huazim, por hapësira për të bërë operacionin sigurisht nuk i mungonte Oaktree që, për më tepër, përjashtoi nga “rregulli” i të nën 23-ve. Tani pronësia, drejtuesit dhe trajneri shpresojnë që pas një viti zvicerani të bëhet lojtar zikaltër me titull përfundimtar sepse, është shkruar në klauzola, në rast skudeti do të aktivizohet detyrimi i blerjes.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top