Inter, një thesar i vjen nga Champions: arkëtimi për 2 ndeshjet është i pabesueshëm

Inter ka luajtur vetëm 2 ndeshje në Champions League këtë sezon, por fitimi neto i klubit është vërtet i jashtëzakonshëm. Skuadra zikaltër në këtë start të aventurës europiane ka bërë llogaritë e habitshme: në arkat e Zhang janë futur shuma marramendëse. Në fakt, siç shkruan Calcio e Finanza, Inter ka përfituar tashmë 45 milionë, që nga fillimi i Champions League. Praktikisht një thesar.

FAKTORËT QË E BËN TË MUNDUR
* bonusi i pjesëmarrjes, i njëjtë për të gjitha italianet, 15.64 milionë euro.
* renditja historike/dhjetëvjeçare, që llogarit një buxhet prej 600 milionë eurosh i ndarë mes të gjithë konkurrentëve: Inter ka të drejtën e 20.5 milionë euro.
* market pool 1, me shumën e 3.4 milionë eurove dhe market pool 2, qe shton 2.3 milionë të tjera.
* bonusi i rezultateve prej 3.73 milionë.

 

Totali është 45.53 milionë dhe është një thesar i destinuar qartësisht të rritet. Kjo për faktin se Inter do të luajë me siguri të paktën 4 ndeshje të tjera në grup. Më pas, në bazë të kualifikimit të skuadrës së Inzaghit për fazën me eliminim direkt, Inter do të arkëtojë më shumë para. Një Champions League që i bën të pasur ata që e luajnë dhe mbi të gjitha ata që ecin përpara.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top