Inter mes Champions e Investcorp: për Zhang një finale që mund të jetë historike

Steven Zhang mund të largohet nga Interi. Por vetëm pasi ta çojë aty ku para tij kanë mbërritur vetëm tre presidentë të tjerë zikaltër, Angelo dhe Massimo Moratti dhe Ivanoe Fraizzoli. Me gjithë hipotezat, por dhe kushtëzimin e rastit, sepse gjysmëfinalja e Champions League është një objektiv ende për t’u arritur. Pastaj edhe se cila është e ardhmja e numrit një të Interit, mbetet një pikëpyetje. E ardhmja “futbollistike” do të gjejë përgjigje në një afat të shkurtër. Por ajo e shoqërisë kërkon domosdoshmërisht kohë më të gjata dhe të pasigurta. Ndërkohë, megjithatë, zërat vazhdojnë të përhapen në lidhje me interesin e mundshëm nga ana e Investcorp. Fondi i Bahrein është gjithnjë e më i interesuar për aksionet e Interit në pronësi të Suning e të drejtuar nga Zhang.

NJË BANKË SI KËSHILLUESE
Sipas asaj që raporton sot Il Sole 24Ore, një bankë investimi e huaj mund të ketë rolin e këshilltarit. Ajo do të mbështesë grupin financiar që ka shfaqur interes për klubin që nga nëntori i kaluar: “Fondi i Bahrein Investcorp – shkruan gazeta financiare – është duke punuar për një hyrje të mundshme te Inter. Ata mund të emërojnë një këshilltar në ditët në vijim. Bazuar në zërat që qarkullojnë, një bankë investimesh të huaja mund të caktohet për të ofruar mbështetje këshilluese”.

 

Interi, nga ana e tij, ka tashmë dy këshilltarë të emëruar nga Zhang për të kërkuar investitorë (Goldman Sachs dhe Raine Group). Për momentin nuk ka asnjë lajm të ri, por do të ketë në të ardhmen, thekson sërish Il Sole 24 Ore. Në këtë rast duhet të merren parasysh disa aspekte të rëndësishme përsa i përket vlerësimit. E para ka të bëjë me praninë ose mungesën e Inter në Championsin e ardhshëm. Mos hyrja në turne do të thoshte një goditje të fortë imazhi, por edhe në nivel ekonomik. Aspekti i dytë është stadiumi i ri, një çështje për të cilën nuk ka siguri.

VLERA E INVESTIMIT
Siç është raportuar ditët e fundit nga revista Economy Middle East, Investcorp ka eksploruar mundësinë e rritjes së kapitalit midis investitorëve të Bahrein. Idea është për të formuar një konsorcium, një lloj “marrëveshjeje klubi” që synon transaksionin e aksioneve në klub. Investcorp do të synojë të krijojë një konsorcium me qëllimin e rritjes së kapitalit midis rreth 550 milion dollarë dhe 650 milion dollarë. Ky do të ishte kapitali, pra burimet e veta të nevojshme për operacionin. Vlerësimi përfundimtar i Inter (si vlerë sipërmarrje) duhet të përfshijë edhe pozicionin e borxhit të klubit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top