Inter, kush do të drejtojë lojën kundër Juventus? Asllani bëhet gati për sfidën

Hakan Calhanoglu do të humbasë derbin e Italisë me Juventus dhe tekniku Simone Inzaghi është gati të propozojë mesfushorin e kombëtares kuqezi Kristjan Asllani si njeriun ndricues të mesfushës zikaltër.

Kanë mbetur edhe dy ditë e sensacionet ende nuk kanë lënë hapësirë për siguri, prandaj për një moment duhen lënë mënjanë fjalët e Simone Inzaghi pas ndeshjes me Young Boys: “(duke folur për dëmtimin e Carlos Augusto, shënim i redaksisë) Është një ndjesi e imja, do ta vlerësojmë më vonë, por për Calhanoglu dhe Acerbi kam ndjesi pozitive, ndërsa për të më duket ndryshe”. Duke marrë të mirëqenë mungesën e turkut, i cili deri në fund do të përpiqet të rikuperohet qoftë edhe për të qenë në pankinë, kush do të luajë rolin e organizatorit në formacionin e zikaltërve? Zëvendësuesi natyral është Kristjan Asllani, i cili nuk është në formë optimale për shkak të një problemi në gju, por që të premten u stërvit me grupin, duke dhënë shenja optimizmi.

ALTERNATIVAT
Megjithatë, Inzaghi ka edhe dy zgjidhje të tjera. E para është Zielinski, i cili tashmë në Zvicër luajti si organizator dhe trajneri zikaltër nuk e përjashtoi këtë ide pas Champions League. Kjo do të ishte një mundësi e mirë për polakun, i cili deri tani nuk ka arritur të ketë vazhdimësi për shkak të shqetësimeve të vogla dhe që ndoshta ende mendon për golin e humbur të mërkurën në mbrëmje.

Së fundmi, mbetet edhe një zgjidhje tjetër, vetëm në rend kronologjik dhe jo për cilësi: zhvendosja e Barella në qendër, me Frattesi si mesfushor krahu së bashku me Mkhitaryan. Nëse do të jetë e nevojshme, zëvendëskapiteni nuk do të tërhiqet nga detyra, për më tepër që edhe dje, në disa faza të veçanta të ndeshjes, ai shkëmbeu pozicionin e regjisorit me Calhanoglu, dhe kjo do të ishte gjithçka tjetër përveç një zgjidhje e përkohshme.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top